Sport

Flet Armando Duka: E shkarkova në të gdhirë, çfarë më tha Panucci

28 Mars 2019, 06:55 Nga DOSJA
Flet Armando Duka: E shkarkova në të gdhirë, çfarë

Tiranë-  Pasi shkarkoi nga detyra Christian Panuccin, ish-trajnerin  e kombëtares,  ka folur së fundmi edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka.

Ai është shprehur në “Opinion” se këtë vendim e mori bashkë me stafin pasi sipas tij situata në kombëtare ishte e rëndë

Shkarkimi i Panucit ishte jo fare i papritur. Nuk u shkarkua vetëm për një ndeshje, u vërtetua ajo që nuk mund ta inkurajonte më atë skuadër. Gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet. Ka kërkuar që të jetë i disiplinuar dhe ne e kemi ndihmuar. Por atmosfera në fushë nuk ishte e pranueshme. Ishte një kimi që nuk shkonte dhe ndaj duhej ndarë. Për të qenë i sinqertë e kishim lënë që të testohej pas ndeshjes me Turqinë. Vendimi ishte bashkë me stafin teknik të Federatës. Jemi mbledhur më stafin në Shkodër dhe pastaj ia kam komunikuar. Patjetër që e priste. I kam thënë: Mister situata është e vështirë! Më ka thënë merr vendimin që duhet. E kam takuar në hotel, e kam shkarkuar duke u gdhirë.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka christian panucci shkarikimi i christian panucci armando duka christian panucci shkarikimi i christian panucci

Sondazh

Poll