Aktualitet

“Qan, është komplet me fasho”/ 4-vjeçarja pëson djegie të rënda, familjarët thirrje për ndihmë: Nuk kemi para për

12 Maj 2020, 10:58 Nga DOSJA
“Qan, është komplet me fasho”/ 4-vjeçarja

Tiranë- Një 4-vjeçare nga Librazhdi, prej dy ditësh ndodhet në QSUT, pasi ka pësuar djegie të rënda. Ndërkohë familjarët e saj bëjnë apel për ndihmë, pasi nuk kanë mundësi të paguajë ilaçet. Xhaxhai i fëmijës, Pëllumb Kurti u shpreh për mediet se medikamentet kushtojnë 600 mijë lekë të reja, por nuk kanë mundësi t’i blejnë.

“Medikamentet kushtojnë 600 mijë lekë. Nuk kemi mundësi të paguajmë medikamentet. Fëmija është djegur me ujë është në gjendje të rëndë. Doktoresha më tha ilaçet kushtojnë shumë lekë. Spitali nuk përgjigjet më këto ilaçe. Kam 48 orë që rri këtu, kam fjetur jashtë, e ëma e fëmijës është shtatzënë. Fëmija qan, është lidhur komplet me fasha. I bëj thirrje ministres së Shëndetësisë, kryeministrit dhe deputetit të zonës, Taulant Balla. Fëmijën e kam gocën e vëllait. E kam unë përsipër këtë fëmijë, pasi e kam rritur vetë. ”, shprehet ai.

Ndërkohë për mediet ata kanë vënë në dispozicion dhe numrin e telefonit për të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë financiarisht. Numri i telefonit është: 0682221670

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4-vjeçari i sëmurë 4-vjeçari në tiranë 4-vjeçari i sëmurë 4-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll