Aktualitet

15 të burgosur fitojnë betejën me COVID-19, dalin negativë në testin e dytë, një nga të prekurit i shtruar në spital

12 Maj 2020, 09:56 Nga DOSJA
15 të burgosur fitojnë betejën me COVID-19, dalin negativë

Tiranë- 15 nga 18 të burgosur që u prekën nga COVID-19 janë shëruar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  15 të burgosurit kanë dalë negativë në testin e dytë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se një prej të burgosurve të infektuar vuan edhe edhe diabeti dhe është i shtruar në spitalin e Burgut.

876 të infektuar, 31 viktima dhe 682 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 2 raste të reja në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Rovena Daja theksoi se sot është dita me pozitivitetin më të ulët, 1.64% nga testimet që janë bërë në 24 orët e fundit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll