Aktualitet

U liruan nga amnistia, tre të dënuarit që i nxorri koronavirusi jashtë, kthehen në qeli, rrahën familjarët

12 Maj 2020, 10:00 Nga DOSJA
U liruan nga amnistia, tre të dënuarit që i nxorri koronavirusi

TIRANË– Tre të dënuar, të cilët përfituan nga Akti Normativ dhe dolën nga qelia, janë arrestuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy nga të arrestuarit akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, dhe këta të fundit kanë lajmëruar policinë.

Ndërsa njëri prej tyre, ka thyer rregullat e karantinimit, duke dalë në rrugë. Tashmë, ata janë kthyer sërish në qeli. Në fillim të muajit maj, 372 të burgosur kanë dalë nga qelitë dhe ndodhen në shtëpi, pasi përfituan nga i nga situata e krijuar nga  COVID-19.

Ata u liruan për të qëndruar për tre muaj të izoluar në banesat e tyre dhe më pas do të kthehen në qeli për të vuajtur dënimin.  Nga ky akt përfituan personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 372 të burgosur lënë qelitë arrestohen tre te denuar tirane 372 të burgosur lënë qelitë arrestohen tre te denuar tirane

Sondazh

Poll