Aktualitet

Drejtuesi i mjetit u përplas me një lopë, si qëndron e vërteta e të shtënave me armë në Gjirokastër që bënë bujë n

12 Maj 2020, 10:04 Nga DOSJA
Drejtuesi i mjetit u përplas me një lopë, si qëndron e

GJIROKASTËR- Një lajm për disa të shtëna me armë zjarri dhe për një person të plagosur bëri xhiron e mediave pak minuta më parë.

Xhiroja e ambulancës dhe fenelinat ndezur, bënë që në Gjirokastrën e qetë dhe në fshatin Valare të alarmohet situata, dhe që lajmi për të plagosurin të zinte flashet e të gjitha televizioneve informative.

Por si qëndron e vërteta e ngjarjes?

Burime nga vendngjarja bënë me dije për Dosja.al, se bëhet fjalë vetëm për një drejtues mjeti, i cili ka mbetur i plagosur pasi është përplasur me një lopë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Valare.

Drejtuesi i mjetit nuk e ka parë kafshën që po kalonte rrugën dhe e ka përplasur.

Për pasojë është thyer xhami i parmë i makinës, dhe drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital, për t’u mjekuar dhe për të hequr ciflat e xhamit që i kishin mbetur në trup..

(F.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtuesi i mjetit perplas loper ne gjirokaster gjirokaster ngjarja ne gjirokaster drejtuesi i mjetit perplas loper ne gjirokaster gjirokaster ngjarja ne gjirokaster

Sondazh

Poll