Aktualitet

EMRAT/ Mbi 1 ton kanabis drejt Greqisë, SPAK përfundon hetimet për 6 të pandehur, çështja në GJKKO

12 Maj 2020, 10:20 Nga DOSJA
EMRAT/ Mbi 1 ton kanabis drejt Greqisë, SPAK përfundon hetimet

TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK, ka mbyllur hetimet për dosjen me gjashtë të pandehurit që tentuan të transportojnë mbi 1 ton kanabis drejt Greqisë, në muajin shkurt të një viti më parë.

Mësohet se dosja për 6 të pandehurit, Bashkim Murataj, Gentian Ramadani, Adrian Sako, Zija Hidri, Andrea (Renato) Muço e Mariglen Sako është dërguar në GJKKO, dhe është tashmë në duart e trupës së gjyqtarëve.

Një vit më parë, në muajin shkurt, u sekuestrua një sasi e madhe droge e llojit kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar në dy kamionë. Mjetet kishin për destinacion Greqinë. 

Policia arrestoi dy drejtuesit e kamionëve të cilët janë Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa katër të tjerët u vunë në pranga më vonë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian sako andra muco bashkim murataj dentan ramadani mariglen sako mbyllet dosja e 1 ton kanabis drejt greqise zija hidri adrian sako andra muco bashkim murataj dentan ramadani mariglen sako mbyllet dosja e 1 ton kanabis drejt greqise zija hidri

Sondazh

Poll