Aktualitet

Dita e infermierëve, deputatja u dhuron nga një karafil tek “Shefqet Ndroqi”: Mirënjohje për sakrificën

12 Maj 2020, 09:59 Nga DOSJA
Dita e infermierëve, deputatja u dhuron nga një karafil tek

TIRANË– Zv. kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ishte sot pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, për të falenderuar infermierët për përkushtimin e tyre gjatë kohës së pandemisë.

E shoqëruar edhe nga taulant Balla, Spahiu u ndal t’u dhuronte edhe nga një karafil infermierëve, të cilët I falenderoi publikisht.

“Besoj është një ditë ku secili prej nesh shpreh sakrificën, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi vjen për të shprehur mirënjohjen tonë. keni mbajtur një peshë shumë të rëndësishme, falë punës tuaj ia dolëm me sukses, kjo ditë të festohet dhe të kujtohet vazhdimisht për të vlerësuar çdo sakrificë. Ka qenë angazhim i të gjithëve për të përmirësuar punën dhe pagën e tyre,”– tha Spahiu.

Sot është Dita Botërore e Infermierëve. Kjo ditë është përkujtimi i ditëlindjes së  Florence Nightingale, infermieres e cila ka sherbyer  dhe ka ndikuar në ngritjen e rolit të infermierit në mbarë botën. Nightingale hodhi themelet e infermierisë profesionale me themelimin e shkollës së saj të infermierisë në Spitalin “St Thomas” në Londër në vitin 1860. Ishte shkolla e parë infermierore laike në botë dhe tani është pjesë e “King’s College London”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita e infermiereve klaodiana spahiu taulant balla dita e infermiereve klaodiana spahiu taulant balla

Sondazh

Poll