Aktualitet

COVID-19/ Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat dhe vendos piketimet për të ruajtur distancën

12 Maj 2020, 10:25 Nga DOSJA
COVID-19/ Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat dhe vendos piketimet

Tiranë- Ditën e sotme Bashkia e Tiranës ka bërë dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të disa shkollave publike, me qëllimin që ato të jenë gati për nxënësit.  Mësohet se janë bërë dezinfektime në shkollat në periferi, si “Shkolla e Mesme Farkë”, ”Shkolla e Mesme e Bashkuar Shëngjergj”, dhe shkolla e “Mesme të Bashkuar , Kasallë”. Paralelisht me dezinfektimin, po vijon puna edhe për riparimet e ndryshme, për t’iu garantuar nxënësve kushte sa më të mira në shkollat e tyre. Po kështu, ky proces do të vijojë edhe në shkollat e tjera të kryeqytetit.

Për të ruajtur distancën sociale në këtë kohë epidemie, punonjësit e Bashkisë kanë vijuar punën për të vendosur piketimet e nevojshme, në të cilat do të duhet të pozicionohen nxënësit për të qenë të sigurt.

Pak javë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se çerdhet dhe kopshtet mund të hapen më 1 qershor. Ndërsa, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi pak ditë më parë se ka firmosur një urdhër me katër pika, që do të bëjë të mundur kthimin në auditore të studentëve që e kanë të nevojshme mbylljen e vitit akademik.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes bashkia e tiranes

Sondazh

Poll