Aktualitet

Mbante me kafe e raki klientët në Durrës, procedohet 31-vjeçarja që sfidoi rregullat e karantinës

12 Maj 2020, 09:40 Nga DOSJA
Mbante me kafe e raki klientët në Durrës, procedohet

DURRES- Një 31-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi mbante hapur biznesin e saj, lokal në lagjen numër 17 në këtë qytet. A.H.31 vjeç është konstatuar duke vazhduar aktivitetin, ndërkohë që rregullat e vendosura nga qeveria ndalojnë hapjen e lokaleve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Kjo shtetase mbante hapur lokalin “Bar Kafe” në administrim të saj, në kundërshtim me Aktin Normativ, në lagjen nr. 17, Durrës dhe ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohet gruaja procedohet gruaja

Sondazh

Poll