Sport

“Te Tirana luan vetëm po pate mikun, këtu në Rumani vendos trajneri”, flet ish-lojtari i bardhebluve

11 Maj 2020, 17:29 Nga DOSJA
“Te Tirana luan vetëm po pate mikun, këtu në Rumani vendos

Enriko Papa nuk vlente për kampionatin shqiptar, por po aktivizohet në Rumani me skuadrën e Botosanit dhe atje vlerësohet. Sigurisht, ndryshe nga aventura e tij te Tirana, në Rumani gjithashtu merr rrogën rregullisht. Ky është luks i paparë në Superligën tonë, së cilës ende nuk ia kemi kuptuar emrin (pse “super” ligë?).

Në një intervistë në rrjetet sociale, ai ka thënë se ka oferta nga Dinamo Bukuresht,  Chievo dhe Western United. Papa është shprehur se te Tirana të gjitha i shkuan keq dhe është penduar për kalimin te bardheblutë.,

“Mendoj se shkova në kohën më të keqe, pasi kam qëndruar një vit pa u paguar. Atje ndikon shumë ndikimi i ‘mikut’ të fortë, sepse shumë lojtarë futeshin në fushë falë tyre. Si pasojë, ekipi më i madh në Shqipëri përfundoi një kategori më poshtë. Humba vetëbesimin dhe nuk mund të jepja maksimumin”, ka deklaruar ai.

“E keqja në Shqipëri është se në çdo ekip ka shumë persona që ndërhyjnë. Këtu në Rumani nuk ka ndërhyrje, çdo gjë e bën trajneri. Nëse stërvitesh dhe vërtet e meriton, do luash. Gjithashtu edhe nga ana ekonomike janë shumë korrektë. Në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk marrin vesh nga sporti dhe ndërhyjnë ose kanë sportin në dorë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport enriko papa rumani tirana enriko papa rumani tirana

Sondazh

Poll