Sport

Legjenda Agustin Kola sulmon Andi Lilën: E ke mendjen vetëm për lekë, lekë, lekë

11 Maj 2020, 19:36 Nga DOSJA
Legjenda Agustin Kola sulmon Andi Lilën: E ke mendjen vetëm për

Agustin Kola ka bërë një postim shumë kritik sot ndaj Andi Lilës, kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve. Legjenda e Tiranës i bën thirrje Lilës që të mos e ketë mendjen vetëm te paratë. Sipas Kolës, anëtarësimi në Sindikatën e drejtuar nga ish-mbrojtësi kuqezi është me një pagesë të majme.

“Dy fjalë për ish-futbollistin, tashmë sindikalist, Andi Lila

I dashur Andi, jam gëzuar shumë kur mësova muaj më parë nismën tënde për krijimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Besoja shumë që do të ngrije zërin mbi shumë problematika të mëdha që mungojnë te ta, që nga kushtet e stërvitshmërisë e deri te ana financiare.

Më vjen shumë keq të të them se nga dita e parë e deri më sot, i vetmi shqetësim i yti kanë qënë dhe mbeten paratë. Kështu filloi dhe rruga sindikaliste, si ato sindikalistë që kanë 30 vite që kujdesen vetëm për PARE. Aktiviteti yt i parë më la një shije të hidhur. Pasi more stadiumin pa paguar asnjë kacidhe dhe le jashtë skuadre emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, premtove që do të ndihmoje të dëmtuarit nga tërmeti. Kë ndihmove? Premtove transparencë dhe nuk dimë akoma sa lek mblodhe, sa shpenzove, kë ndihmove. E ke nisur keq, i dashur Andi.

Puna jote e parë me zemër sindikalisti tregoi fare mirë se ti nuk e paske në plan t’i ndihmosh futbollistët. Po prisja mos kisha gabuar në nuhatje dhe doja të të jepja kohë të më thoje që kam nuhatur keq, por e vërtetova pak ditë më parë. Një miku im më tha se një lojtar i Kategorisë së Parë për t’u anëtarsuar te Sindikata jote duhet të paguajë 250 mijë lekë. Unë i dashur Andi mendoj se jo çdo gjë është lek, lek,dhe vetëm lek. Problemet e futbollistëve dhe përfaqësimi i tyre duhet bërë edhe pa paguar lek për t’u bërë antar nderi në Sindikata që punojnë për lekë.

Bëhu i besueshëm i dashuri Andi dhe besoj se në atë moment do të të marrin seriozisht. Agustin Kola ka qënë gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe nuk është përdor nga njeri”, ka përfunduar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kola lilaj sindikata kola lilaj sindikata

Sondazh

Poll