Sport

Italia mund të marrë frymë, qeveria italiane jep aprovimin për stërvitjet në grup, ja kur pritet të rifillojë kampionati

11 Maj 2020, 19:25 Nga DOSJA
Italia mund të marrë frymë, qeveria italiane jep aprovimin

ITALI-Siç pritej, qeveria italiane ka dhënë dakordsinë e stërvitjes kolektive. Ministrat Speranza dhe Spadafora në fakt kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në cilën japin lejen për seancat stërvitore në grup, por me kujdes të madh.

“Mendimi i kërkuar nga Qeveria mbi protokollin e prezantuar nga Figc është shprehur nga Komiteti Teknik Shkencor e konfirmimi për linjën e kujdesit është theksuar sërisht nga ministritë kompetente. Indikacionet e Komitetit, të cilat duhet të konsiderohen të rrepta dhe detyruese, do t’i transmetohen Federatës për rregullimet e nevojshme të Protokollit në mënyrë që të lejojë rifillimin e sigurt të trainimit të ekipit duke filluar nga 18 maj”.

Në këtë moment, në fakt, nuk ka ende një datë se kur pritet të rifillojë kampionati, por qëllimi është kthimi në fushë në fundjavën e 13-14 qershorit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati italian serie a spadafora kampionati italian serie a spadafora

Sondazh

Poll