Sport

VIDEO/Presim shembull nga futbollistët e Superiores, atë e gjejmë në futbollin e femrave, lojtarja e Teutës dhuron bonusin

11 Maj 2020, 19:57 Nga DOSJA

VORËDelma Muça, është një futbolliste 15 vjecare që luan me skuadrën e Teutës dhe me Kombëtaren U-17. Duke parë situatën emergjente, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë një bonus prej 30 mijë lekësh për futbollistet femra.

Megjithatë ajo ka vendosur që këtë bonus ta shfrytëzojë për ushqime bazike për njerëzit në nevojë në këto kohë të vështira.

“Në këto kohë të vështira që po kalojmë, Federata Shqiptare vendosi të në japë një bonus prej 30 mijë lekësh të reja, dhe unë vendosa që këtë bonus ta ta çoj për familjet në nevojë.

Në zonën ku unë banoj  ka shumë familje që kanë nevojë për ushqime bazike, të cilat unë i kam përfshirë në listën e gjërave që do të coj për të ndihmuar ato familje.

Dua të falenderoj zotin Duka, që na mundësoi këtë bonus gjithashtu edhe familjen time, i ftoj të gjithë të bëjnë sado pak bamirësi.”

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport delma muca teuta e femrave delma muca teuta e femrave

Sondazh

Poll