Bota

Shënohen 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 2 të shëruar në 24 orët e fundit

11 Maj 2020, 20:58 Nga DOSJA
Shënohen 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 2

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuaer se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se  në 24 orët e fundit janë shëruar 2 persona.

Sipas të dhënave mësohet se numri total i të prekurve tani është 895, ndërsa 657 persona janë shëruar. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

IKSHPK kërkon që të zbatohen rekomandimet në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kriza e pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll