Bota

E tmerrshme/ Infektohen 533 persona nga një i vetëm, presidenti i Ganës: Punonin në një fabrikë

11 Maj 2020, 18:39 Nga DOSJA
E tmerrshme/ Infektohen 533 persona nga një i vetëm, presidenti i

AFRIKË– Presidenti i shtetit afrikan, Nana Akufo Ado, ka njoftuar se një person i vetëm ka infektuar me koronavirus 533 persona që punojnë në një fabrikë në Ganë.  Kjo ka ndodhur në Ganë.

“Qindra punëtorët e fabrikës së përpunimit të peshkut në Ganë janë testuar pozitiv për koronavirusin, pasi kishin kontakte me një punëtor në fabrikën në qytetin portual Tema,” tha presidenti në fjalimin e tij publik para kombit.

Sipas mediave ndërkombëtare Akufo Addo nuk nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me masat që duhen marrë për situatën.

Tani pas infektimit të 533 personave numri i përgjithsëm i të prekurve nga Covid-19 në shtetin e Afrikës Perëndimore ka shkuar në 4700, dhe janë regjistruar 22 njerëz viktima që nga fillimi i pandemisë.

Burimi; CNN

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota akufo addo koronavirusi ne afrike akufo addo koronavirusi ne afrike

Sondazh

Poll