Bota

‘Po kontrollon Europën!’/ Krahasoi Markelin me Hitlerin, ambasadori maltez jep dorëheqjen, Ministri: Do t’i kërkojmë f

11 Maj 2020, 17:42 Nga DOSJA
‘Po kontrollon Europën!’/ Krahasoi Markelin me Hitlerin,

MALTË– Ambasadori i Maltës në Finlandë ka dhënë dorëheqjen pasi krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me diktatorin nazist Adolf Hitler. Në një postim në rrjetet sociale për 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, Michael Zamit Tabona nuk është kursyer ndaj Merkelit.

Ai është shprehur se askush nuk po e ndal kancelaren gjermane dhe se ajo po përmbush ëndrrën e Hitlerit.

“Kush do ta ndalojë Angela Merkel? Ajo përmbushi ëndrrën e Hitlerit! Po kontrollon  gjithë Evropën”– ka shkruar ambasadori maltez.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se postimi i tij është fshirë pak minuta më vonë dhe kjo gjë është bërë me kërkesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Maltës, Evarist Bartolo. Ministri njoftoi gjithashtu se vendi i tij do t’i kërkonte falje Gjermanisë.

Burimi: DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela markle michael zamit angela markle michael zamit

Sondazh

Poll