Bota

Boris Johnson ‘shuan’ shpresat: Një vaksinë kundër Covid-19 mund të mos e kemi kurrë

11 Maj 2020, 20:04 Nga DOSJA
Boris Johnson ‘shuan’ shpresat: Një vaksinë kundër

BRITANI E MADHE– Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ditën e sotme është shprehur se ndoshta nuk do të mund të kemi kurrë një vaksinë kundër koronavirusit.

Ai është shprehur se është e gabuar që të mbajmë shpresat tek një vaksinë, kur në të vërtetë duhet që të përgatisin një plan për situatën kur ndodhemi.

“Është e qartë se e vetmja zgjidhje e mundshme afatgjatë është vaksinë, por ndërsa shpresojmë, shpresa nuk është një plan. Një vaksinë masive ose trajtimi i koronavirusi mund të jetë më shumë se një vit larg. Në rastin më të keq, ndoshta nuk gjejmë dot kurrë një vaksinë. Pra, plani ynë duhet të përputhet me një situatë ku ndodhemi tani…,”- është thënë ai.

Sipas medieve britanike, mesazhi i tij erdhi ndërsa zbuloi planin prej 60 faqesh për Mbretërinë e Bashkuar për situatën e koronavirusit. Deri më tani në Britani janë shënuar 32.065 viktima dhe janë infektuar 223.060 persona.

Burimi:The Independent

(A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll