Bota

Alarmohet Kina/ Shtohen rastet të reja me Covid-19, nuk dihet nga ka ardhur, autoritetet izolojnë vendin

11 Maj 2020, 17:22 Nga DOSJA
Alarmohet Kina/ Shtohen rastet të reja me Covid-19, nuk dihet nga ka

KINË– Një shpërthim i rasteve me koronavirus ka ndodhur në një qytet kinez afër kufirit rus, Shulan, dhe disa raste të reja në Ëuhan po ngjallin frikën e një vale të dytë të pandemisë në vend.

Autoritetet kineze e klasifikuan Shulan si një  qytet me rrezik të lartë, pasi një grup personash u infektuan nga një grua  45-vjeçare, e cila nuk kishte histori udhëtimi në vendet me koronavirus.

Këto raste janë shënuar vetëm një javë pasi Kina i klasifikoi të gjitha rajonet në vend me rrezik të ulët ose të mesëm si dhe nisi lehtësimin e masave parandaluese për koronavirusin. Të Dielën, komisioni kombëtar i shëndetësisë i vendit raportoi 17 raste të reja, ditën e dytë të një rritje dyshifrore dhe numrin e tij më të lartë në gati dy javët e fundit.

Ndërkohë pas këtyre rasteve mediat e huaja kanë raportuar se  autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të të gjitha vendeve publike në Shulan dhe që të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi përveç “rrethanave të pazakonta”.

Kështu që nxënësit tashmë do t’i kthehen përsëri mësimit online si dhe asnjë taksi nuk do të dalë jashtë qytetit. E ndërkohë burimi i zinxhirit të infeksionit të Shulan mbetet një mister.

Po ashtu edhe në qytetin e Ëuhanit, ku virusi kishte origjinën në fund të vitit të kaluar, autoritetet kineze raportuan gjithashtu pesë raste të reja të Dielën, numri më i madh i infeksioneve të reja të qytetit që nga 11 Marsi. Autoritetet në Ëuhan kanë vendsur përsëri masa të rrepta.

Kina ka raportuar gjithsej 82.918 raste të infektuarish dhe një numër vdekjesh prej 4,633.

Burimi:TheGuardian 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll