Bota

Tragjike në Moskë/ Zjarri u merr jetën 9 të moshuarve në një shtëpi kujdesi

11 Maj 2020, 19:03 Nga DOSJA
Tragjike në Moskë/ Zjarri u merr jetën 9 të moshuarve

MOSKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhure në Moskë ku një zjarr, i cili ka rënë si pasojë e një defekti elektrik u ka marrë jetën të paktën nëntë personave në një shtëpi kujdesi si dhe janë lënduar shumë të tjerë.

Viktimat ishin të moshës 66 deri në 90 vjeç, dhe mendohet se kanë humbur jetën nga helmimi nga monoksidi i karbonit.

Mediat vendase, kanë bërë me dije se gjashtë të moshuar janë në gjendje kritike për jetën dhe janë , nën kujdes intensiv.

Zjarri shpërtheu në një bujtinë private në Krasnogorsk të Dielën në mbrëmje, ndërkohë i hotelit është ndaluar për t’u marrë në pyetje. Në ndërtesë gjithsej ishin 37 persona por zjarrëfikësit nuk mundën t’i nxirrnin të gjithë të gjallë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moskë moskë

Sondazh

Poll