Bota

I dërguan kërkesë urgjente kancelares, Gjermania ndihmon restorantet, ulet TVSH-të e ushqimeve nga 19% në 7% për një vit

11 Maj 2020, 20:50 Nga DOSJA
I dërguan kërkesë urgjente kancelares, Gjermania ndihmon

 GJERMANI-Pas ndihmës së parë  deri në 15 mijë euro që Gjermania dha për restorantet dhe bizneset e vogla, tashmë ajo po ndihmon përsëri restorantet, duke qenë se shumë qytetarë gjermanë kanë nevojë për hapjen e tyre.

Përmes, një peticioni me të cilin shumë kuzhinierë të shquar dhe operatorë hotelierikë si Tim Mälzer, Tim Raue, Frank Rosin, Heinz Winkler ose The Duc Ngo prodhuesit e ushqimit si Frank Albert ata i kanë bërë thirrje urgjente kanceleres Angela Markle për të marrë në konsideratë sektorin e mikpritjes  “për të lejuar që ushqimi të nxirret nëpër restorante, dhe t’u ofrojë atyre siguri.

“Gastronomia është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e shoqërisë dhe kulturës sonë. Me larminë, kreativitetin, pasionin dhe cilësinë e tij, ajo pasuron jetën e përditshme të të gjithë qytetarëve gjermanë. Ne nuk duhet të rrezikojmë këtë pjesë të rëndësishme të cilësisë sonë të jetës, mbi të gjitha sepse dëshira e popullatës po rritet vazhdimisht: në sondazhe të shumta për gjërat që na mungojnë më shumë, vizitat në restorant janë në krye të listës ”,- lexohet në potecion.

Kështu që zëri i pronarëve të restoranteve në gjermani u mor në konsideratë dhe të mërkurën e kaluar në Berlin Qeveria Federale vendosi që taksa e vlerës së shtuar për ushqimin do të bjerë nga 19 në 7%.

“Ne po u japim restoranteve dhe të gjitha klubeve një nxitje të konsiderueshme kur ato të rihapen,” tha Sarah Rygleëski, Sekretari Parlamentar i Shtetit për Financat.

Megjithatë, masa nuk është miratuar ende nga Bundestag dhe Bundesrat. Rregullorja pritet të zbatohet për një vit nga 1 korriku dhe vlen vetëm për ushqimin, jo për pijet. Përveç kësaj, Kabineti ka vendosur që subvencionet për punëdhënësin për punë afatshkurtra do të përjashtohen kryesisht nga taksat. Dhe është llogaritur që të gjitha këto masa do të gjenerojnë rreth 2.7 miliardë më pak taksa për këtë dhe vitin e ardhshëm.

Më në fund një lajm i mirë për sektorin e restoranteve shumë Gjermani. Shpresohet që këto masa të ndiqen nga të tjerët që janë po aq konkretë dhe jo vetëm në Gjermani, por edhe në vendin tonë.

Burimi;reportergourmet

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll