Bota

Zbulimi i ri: Prototipi i vendosur në celular do të zbulojë nëse je infektuar me Covid-19 apo jo

11 Maj 2020, 19:50 Nga DOSJA
Zbulimi i ri: Prototipi i vendosur në celular do të zbulojë

AMERIKË– Një prototip i krijuar për gjurmimin e virusit i quajtur “Zika” tashmë do të përdoret edhe për të zbuluar nëse jeni i infektuar me koronavirus.

Inxhinieri i këtij projekti Massood Tabib-Azar, është shprehur se plani i tij është që të përdorë sensorët për virusin Zika dhe t’i programojë për të identifikuar Covid-19. 

“Prototipi ynë do të ketë madhësinë e një monedhe dhe do të komunikojë me një telefon duke përdorur lidhjen bluetooth,”- shpreh ai.

Sipas tij, ky prototip do t’u mundësojë të gjithë përdoruesve që të kuptojnë nëse janë të prekur nga koronavirusi. Nëse dikush do të kollitej apo do të teshtinte në sensor,  aplikacioni do të jetë në gjendje të tregojë nëse jeni prekur me koronavirus. Rezultati do të shfaqej në smartfon për 60 sekonda.

Plani i tij është që të arrihet një prototip funksional në dy muaj, përpara se të nisin testet klinike. Sipas tij, për tre muaj, aplikacioni do të jetë gati për përdorim.

Burimi.wmbfnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tabib azar tabib azar

Sondazh

Poll