Sport

Qeveria angleze jep datën për rifillimin e kampionatit , por ka kundërshtime të shumta për rinisjen e Premier League!

11 Maj 2020, 13:37 Nga DOSJA
Qeveria angleze jep datën për rifillimin e kampionatit , por ka

ANGLI-Qeveria angleze ka ndezur dritën jeshile, për rifillimin e Premier League. 12 qershori është data e përcaktuar për rinisjen e këtij sezoni të kampionatit më të pasur në botë. Një lajm i mirë ky për futbollin në ishull edhe pse dyshimet për vazhdimësinë e këtij kampionati janë të mëdha. Shumë gjëra do të kuptohen nga mbledhja e 20 klubeve të Premier League që do të organizohet pasditen e kësaj të hëne.

Për t’i dhënë rrugë projektit “restart” duhen të paktën 14 vota nga 20 të mundshme. Sipas gazetës “Telegraph” janë të paktën 8 klube që nuk duan rifillimin e kampionatit.

Përveç kundërshtimit nga ana e drejtuesve të këtyre 8 klubeve janë edhe shumë futbollistë që janë kundër rinisjes nëse pandemia do të vazhdojë në nivelet aktuale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati anglez premier league qeveria angleze kampionati anglez premier league qeveria angleze

Sondazh

Poll