Sport

“Futja mo kot tani”, fjalia që i habiti të gjithë në Asamblenë e FSHF-së gjatë votimit

11 Maj 2020, 13:17 Nga DOSJA
“Futja mo kot tani”, fjalia që i habiti të gjithë

Sot u mbajt Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u bisedua për çështje të ndryshme të futbollit shqiptar dhe sidomos u miratua buxheti vjetor.

Asambleja u zhvillua e gjitha online, për shkak të gjendjes aktuale që po kalon vendi ynë dhe bota prej pandemisë. Procesi hasi edhe në probleme teknike gjatë votimit, pasi disa herë votat nuk shfaqeshin në ekran.

Kur votohej për të bërë pjesë të Asamblesë KF Devollin, pati edhe një shprehje që është bërë postuar relativisht shumë në rrjetet sociale. Teksa u kërkua që heshtja të konsiderohet “pro” dhe ata që ishin kundër të shprehnin qëndrimin e tyre, u dëgjua një fjali e pazakontë e thënë nga ndonjë IT apo ekspert i teknikës në FSHF: “Futja mo kot tani”.

Kjo fjali ka tërhequr vëmendjen, megjithatë nuk ka ndonjë arsye për “skandal”, sepse klubet votuan unanimisht në Asamblenë e Përgjithshme për të gjitha tematikat dhe problemet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asambleja fshf video asambleja fshf video

Sondazh

Poll