Sport

FOTO/Tragjike, ishte prekur nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë talenti i Atalantës

11 Maj 2020, 11:42 Nga DOSJA

ITALI- Bota e futbollit po vajton për Andrea Rinaldin. Mesfushori i Legnano-s, në Itali ndërroi jetë pas një aneurizmi. Djaloshi, i cili kishte pësuar hemorragji në tru si pasojë e sëmundjes së aneurizmës, mbërriti në spitalin e Varezes në gjendje tepër kritike dhe mjekët e patë të pamundur ta shpëtonin. Klubi i Legnanos ka komunikar përmes faqes zyrtare.

“AC Legnano dhe i gjithë qyteti po jeton sot një nga ditët më trishtuese. Andrea Rinaldi, luftëtari ynë, nuk është më mes nesh. Një aneurizëm e rrëmbeu atë nga jeta në moshën 20 vjeç, përpara një karriere që premtonte shumë për të. Një tragjedi e papritur dhe tronditëse, e pamundur madje të imagjinohet. ”

Andrea Rinaldi

Andrea Rinaldi

Mesfushori i ri ishte goditur nga një aneurizëm ditën e premte ndërsa ai ishte në shtëpinë e tij në Carate Brianza duke u marrë me aktivitet fizik. Menjëherë pas sëmundjes, ai ishte transportuar në spitalin Varese ku gjendja e tij menjëherë dukej shumë kritike.

Edhe presidenti i klubit, Giovanni Munafò, përmes një komunikate për shtyp  tregoi dhimbjen e tij.

“Herën e fundit Andrea erdhi në stërvitje dhe së pari erdhi për të më përshëndetur. Ky është një kujtim që do ta mbaj në zemrën time. Një djalë i jashtëzakonshëm, një shembull për të gjithë. Në emër të skuadrës i shpreh ngushëllimet e mia të thella familjes.

Kujtojmë që Andrea Rinaldi, u rrit në akademinë e Atalantës duke u huazuar më pas te skuadra e Legnano-s.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andrea rinaldi atalanta andrea rinaldi atalanta

Sondazh

Poll