Sport

Maldini, “shkelm” gjermanit Rangnick: Mëso të respektosh kolegët, para italishtes

11 Maj 2020, 16:51 Nga DOSJA
Maldini, “shkelm” gjermanit Rangnick: Mëso të respektosh

ITALI-Deklaratat e Ralf Rangnick, objektivi numër një për t’u bërë trajneri i  Milanit, nuk ka kaluar pa u vënë re në shtëpinë e kuqezinjve. Gjermani ka kërkuar “fuqi të plota”, pra për çdo lojtar që duhet të blihet ose shitet duhet dhënë miratimi i gjermanit. Një gjë e tillë ka mërzitur Paolo Maldinin, drejtorin aktual të Milanit.

“Duke qenë se nuk kam folur kurrë me Rangnick, nuk e kuptoj se çfarë bazash kanë deklaratat e tij. Gjithashtu nuk i kuptoj ato, sepse presidenti nuk më ka thënë kurrë asgjë për të. Trajneri gjerman, duke folur për një rol me fuqi të plota menaxheriale, si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë teknik, “pushton” fushat ku profesionistët punojnë me kontrata të rregullta.

Prandaj, unë do të kisha disa këshilla për të. Përpara se të mësojë italisht, ai duhet të rishikojë konceptet e përgjithshme të respektit, pasi ka kolegë që, përkundër vështirësive të shumta të momentit, po mundohen ta mbarojnë sezonin në një mënyrë shumë profesionale, duke e vendosur të mirën e Milanit para krenarisë së tyre profesionale”, tha ndër të tjerash drejtori teknik i Milanit.

Në ditët e kaluara Rangnick ka lëshuar disa deklarata, duke pranuar se është kontaktuar nga shoqëria kuqezi, por duke konfirmuar dëshirën për të kërkuar “fuqi të plota administrimi” për të marrë në konsideratë ofertën e një roli tek Milan për sezonin e ardhshëm. Rol që në këtë mënyrë do të përplaset detyrimisht me atë që aktualisht ka në shoqëri Paolo Maldini.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maldini milan rangnick maldini milan rangnick

Sondazh

Poll