Sport

Një Kupë me Shqipërinë dhe Kosovën, flet presidenti i FFK-së: Jemi krenarë që kemi Dukën në UEFA

11 Maj 2020, 11:21 Nga DOSJA
Një Kupë me Shqipërinë dhe Kosovën, flet presidenti i

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sot dha lajme të mira në asamblenë e zhvilluar online. Duke iu referuar Kosovës dhe sukseseve të saj, Duka zbuloi projektet e përbashkëta.

“Kupa Mbarëkombëtare është një projekt i përbashkët. Pandemia na vonoi, por nuk na pengon ta realizojmë. Jemi të lumtur për arritjet e Kosovës dhe urojmë një kualifikim në Euro 2021″, deklaroi numri 1 i futbollit shqiptar.

Më herët, presidenti i FFK, Agim Ademi, kishte përshëndetur punimet e Asamblesë së Zakonshme të futbollit shqiptar: “Jam i lumtur që keni bërë gjithë këto arritje, përkundër kësaj pandemie. Më lumturon që edhe asamblenë po e bëni online. Jam krenar si shqiptar dhe president i FFK. Ne si shqiptarë duhet të jemi të nderuar që Duka është pjesë e Komitetit Ekzekutiv. Arritjet tuaja na motivojnë edhe neve”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka kosova kupa duka kosova kupa

Sondazh

Poll