Sport

Stadiumi kthehet në shkollë, ideja brilante daneze për shtatë javët e ardhshme

11 Maj 2020, 15:46 Nga DOSJA
Stadiumi kthehet në shkollë, ideja brilante daneze për

Danimarka e ka treguar veten si shteti më krijues në kushte koronavirusi. Danezët po provojnë të rinisin futbollin, por edhe shkollën, pavarësisht pandemisë.

Klubi Aarhus kishte idenë për t’i përfshirë tifozët në stadium me aplikacionin Zoom, ndërsa Copenhagen ka trasformuar tribunat e stadiumit Telia Parken, në banka shkolle në mjedis të hapur. Për shtatë javët e ardhshme nxënësit e shkollës Øster Farimagsgades do ta zhvillojnë mësimin në stadium. Pra, le të themi se do të jenë tifozë-nxënës.

Dita shkollore ka nisur me klasat e katërta dhe të pesta dillorf, me nxënësit që kanë kënduar në kor himnin kombëtar, përpara se të futeshin në tribunën VIP dhe të nisnin mësimin. Pamja duket super dhe kanë mundësi të shprehin veten.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport danimarkë futboll stadium danimarkë futboll stadium

Sondazh

Poll