Sport

VIDEO/ Asambleja e Federatës del në një konkluzion, Libohova: Nuk ndihmojmë vetëm futbollistët financiarisht, por edhe klu

11 Maj 2020, 10:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Asambleja e Federatës del në një konkluzion, Libohova: Nuk

TIRANË-Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur ditën e sotme Asamblenë e Përgjithshme, e cila këtë herë është zhvilluar në kushte jo të zakonta, si edhe jeta jonë ka nisur të jetë këto kohë. Tw gjithw anwtarwt janw mbledhur nw njw video-konferencw, pwr tw votuar buxhetin e kwtij viti nw Federatwn Shqiptare tw Futbollit.Një risi këtë herë do të jetë edhe një shifër e parashikuar për të ndihmuar klubet shqiptare të tejkalojnë problemet që la pas pandemia Covid-19.

Në fjalën e tij, zëvendës presidenti Edvin Libohova u shpreh se një shumë prej 90 milionë eurosh është vënë në dispozicion për këtë cështje. Pas pagave të shpërndara për futbollistët, tashmë vjen edhe ndihma për vetë klubet.  Gjithashtu Libohova bën me dije se 84% e totalit të shpenzimeve do të shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë për mbështetjen e futbollit.

“Një vecori e këtij buxheti, është parashikuar një shifër 80 milionë lekë për mbështetjen që klubet do të marrin nga Federata për të eleminuar dhe për të mbuluar ato pasoja që ka krijuar Covid-19. Po kështu është një fond i caktuar për të mbështetur Ligën Profesioniste prej 10 milionë lekësh. Duhet theksuar se totali i shpenzimeve që shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të mbështetur futbollin shkon në 84% të totalit të shpenzimeve, gjë që tregon se vëmendja kryesore e Federatës do të vazhdojë për mbështetjen e drejtpërdrejtë të futbollit. ”, ka thënë zëvendës presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asambleja e fshf kampionati shqiptar libohova asambleja e fshf kampionati shqiptar libohova

Sondazh

Poll