Sport

Ja çfarë u vendos në Asamblenë e Federatës, miliona lekë për klubet, projekte dhe në fund, një ngacmim për qeverinë s

11 Maj 2020, 11:04 Nga DOSJA
Ja çfarë u vendos në Asamblenë e Federatës, miliona

TIRANË– Vetëm pak minuta më parë është mbyllur Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, e cila u zhvillua ndryshe nga herët e tjera për shkak të kushteve të pandemisë. Presidenti i Federatës zhvilloi në një video-konferencë me anëtarët e klubeve të tjera ku u morën vendime për buxhetin e vitit, çfarë do të ndodh me kampionatin dhe propozime të tjera. Sa i përket rifillimit të kamponatit Duka shtoi:

Nuk kemi pasur asnjë depozitim për të diskutuar një çështje jashtë rendit të ditës. Dua t’u njoftoj që në ditët në vazhdim do të organizojmë takim me anëtarët e Superiores, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë. Do të diskutojmë me to për rikthimin e garës dhe aktiviteteve”.Sipas rendit të ditës, u vendos heqja e statutit të anëtarit direkt të Kamzës, Domosdovës dhe Shoqatës së Minifutbollit. Gjithashtu, u miratua buxheti i FSHF-së për vitin 2020. Risi ishte krijimi i dy organeve të tjera të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve: Dhoma e Arbitrazhit dhe Dhoma e Statutit.Ndërkohë nuk u ndryshua Statuti i FSHF-së, i cili u vendos të diskutohet vitin e ardhshëm. Po ashtu u zgjat mandati i Komisionit të Etikës.Megjithatë, tema delikate e rinisjes së kampionateve, nuk u diskutua fare duke lënë të kuptohet se FSHF-ja pret përgjigje nga qeveria. Asnjëra prej klubeve nuk dha asnjë propozim për këtë pikë.

Në fund Armand Duka me ironi ju drejtua qeverisë për ndihmën që i dha në këtë kohë të vështirë

“Do të doja të falenderoja dhe qeveinë për bashkëpunimin për ndërtimin e stadiumit të Kukësit dhe për dhënien e truallit për ndërtimin e shtëpisë tonë të futbollit, por dhe për faktn që në këtë kohë pandemie na injoroi dhe e falenderoj për mosbashkëpunimin dhe injorimin që bëri qoftë për ndihmën financiare të personave që punojnë në futbollin shqiptar, por dhe për rinisjen e kampionatit”, deklaroi president i FSHF-së Duka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka asambleja e federates superliga shqiptare armand duka asambleja e federates superliga shqiptare

Sondazh

Poll