Sport

Një tjetër shqiptar në Serie A, merkatoja e verës shton gjakun kuqezi në Itali

10 Maj 2020, 20:14 Nga DOSJA
Një tjetër shqiptar në Serie A, merkatoja e verës shton

Torino në sezonin e ardhshëm duket se do të ketë një shqiptar. Sipas Tuttosport, klubi italian ka piketuar disa objektiva dhe një ndër tyre është lojtari i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Mbrojtësi i djathtë është një futbollist polivalent, pasi mund të përshtatet edhe në mesfushë. Me përfaqësuesen e Kosovës ai është preferuar më shumë në krahët e mbrojtjes, por me klubin e tij Standard Liege, ka provuar dhe mesfushën.

25 vjeçari është synimi kryesor i drejtorit të Torinos, Davide Vagnati. Futbollisti shqiptar vlerësohet 2 milion euro nga Transfermarkt, por oferta e Torinos pritet të jetë më e lartë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato torino vojvoda merkato torino vojvoda

Sondazh

Poll