Bota

Kontrollimi i fakteve nga Judy Mikovits, biokimistja gjermane sulmon Anthony Fauci për komplotin e madh botëror

11 Maj 2020, 12:20 Nga DOSJA
Kontrollimi i fakteve nga Judy Mikovits, biokimistja gjermane sulmon Anthony

GJERMANI–  Teoritë për shpërthimin e virusit që ka përfshirë mbarë botën, kanë qenë të shumta, por ende nuk ka asnjë version përfundimtar se nga ku shpërtheu virusi. Përmes një videoje të bërë virale në mediat e huaja ku flitet për gënjeshtrat që bota po thur për këtë pandemi.

Ndër të tjera aty flitet për një plan të krijuar nga të pasurit në botë që kanë përhapur koronavirusin për të rritur taksat e vaksinimit.

Mes pohimeve të ndryshme pa asnjë mbështetje shkencore në videon e përmendur është idea se mbajtja e maskave jo vetëm nuk mbron nga virusi, por madje është dhe e dëmshme.

Më tej thuhet se mbyllja e plazheve është një gabim, sepse në ujë ka mikrobe shëruese, ndërsa biokimistja gjermane e cila është autore e kësaj videoje tregon hipotezën se numri i viktimave është fryrë “ad hoc” për të përforcuar kontrollin e popullsisë.

Kujtojmë se pas teorive të shumta për virusin shkenca dëshmoi se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe se studimi nuk respektonte standartet shkencore, ashtu si konfirmohet në një artikull të gjatë të publikuar nga Washington Post.

Sipas një zëdhënësi të Vimeo, të cituar nga Washington Post: Video është hequr pasi shkel politikat të cilat ndalojnë përhapjen e informacioneve që kundërshtojnë udhëzimet aktuale dhe që dëmtojnë shëndetin publik.

Mikovits ka shpjeguar se sa i përket situatës aktuale të Covid-19, spitalet po i zmadhojnë shifrat e vdekjeve pasi kështu marrin përfitime financiare nga siguracionet shëndetësore. Mikovits thotë se virusi ka dalë nga laboratori, pasi në gjendje natyrale, do i duheshin 800 vite që të bënte kapërcimin te njeriu nga SARS i parë. Por Science Mag shkruan se duhen nga 20 deri në 80 vite.

Ajo akuzon se dalja e Covid-19 nga laboratori ka ndodhur sikur mes dy laboratorëve amerikanë dhe një laboratori në Ëuhan të Kinës. Ajo i referohet edhe një lajmi se SHBA ka dhënë 35 milionë dollarë për laboratorin në Ëuhan. Kurse Fauci dhe zyrtarët amerikanë thonë se ky bashkëpunim është një praktikë normale në botë. Sipas tyre, nuk ka asnjë provë që virusi ka origjinë nga laboratori. Biokimistja gjermane ka punuar në laborator në vitin 1999 që të mësojë virusin Ebola se si të infektojë njerëzit pa i vrarë ata. “Ky virus nuk i infektonte njerëzit derisa ne e mësuam,” thotë ajo.

Burimi: sciencemag.org 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota judy mikovits koronavirusi ne bote judy mikovits koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2020, 10:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha mund të mbetet në izolim për muaj dhe të mos kthehet kurrë në detyrë në vijën e parë të ftontit, pasi qeveria britanike kë...