Bota

Tërhoqi vëmendjen e botës, Suedia pranon dështimin: Si “u lanë” të vdisnin të moshuarit në azile nga Covid-19

11 Maj 2020, 11:52 Nga DOSJA
Tërhoqi vëmendjen e botës, Suedia pranon dështimin: Si

SUEDI– Nëna e Bjorn Branngard vdiq ka vdekur në një azil në Stokholm, ku gati një e treta e banorëve u infektua me koronavirus. “Ata nuk kishin kohë të shqetësoheshin për të.”-  i tha Branngard AFP.

Testi i saj për koronavirusin ka ardhur dy ditë pasi ajo kishte vdekur.  Por testi çuditërisht kishte rezultuar negativ. Megjithatë Branngard pretendon se ajo vdiq pasi kujdesi ndaj saj ishte i pamjaftueshëm dhe thotë se stafi në azil nuk kishte pajisje mbrojtëse.

Ndërkohë kujtojmë se Suedia ka çuditur botën për strategjinë e saj që nuk izoloi vendin pavarësisht shpërthimit të koronavirusit.

Liria e saj sot ka fituar vëmendjen e mbarë globit, pranon se nuk i ka mbrojtur në mënyrë të duhur të moshuarit, pasi pothuajse të gjitha vdekjet e lidhura me COVID-19 në vend kanë qenë në shtëpi pleqsh.

Ndërkohë ekzistojnë shumë teori për Suedinë në lidhje me punonjësit e shtëpive të pleqve që vazhdojnë të punojnë pavarësisht mungesës së pajisjeve mbrojtëse. Disa njerëz nuk pranuan të rinisnin punën për shkak të mungesës së stafit nëpër shtëpi. Sidoqoftë, të tjerë pranuan të shkonin në punë përkundër simptomave të koronavirusit, ndërsa disa banorë dyshohet se ishin të infektuar gjatë vizitës në spitale për shkak të problemeve të tjera, pas të cilave ata u kthyen në shtëpitë e tyre dhe pa dije përhapnin virusin.

Suedia një prej vendeve me mbi 10 milion njerëz, më shumë se 26,000 njerëz janë infektuar dhe më shumë se 3.200 kanë vdekur.

Pas shpërthimit të epidemisë, autoritetet thanë se përparësia ishte mbrojtja e atyre më të vjetër se 70 vjeç. Megjithatë, më shumë se 90%e vdekjeve janë mbi 70 vjeç.

Rreth gjysma e tyre ishin banorë të moshuar e të sëmurë, ndërsa një e katërta e atyre që vdiqën morën kujdes shëndetësor në shtëpinë e tyre, sipas të dhënave nga Bordi Kombëtar Suedez i Shëndetit dhe Mirëqenies.

“Ne kemi dështuar në mbrojtjen e të moshuarve tanë. Kjo është shumë serioze dhe është një dështim i shoqërisë në tërësi. Ne duhet të mësojmë nga kjo.”- ka deklaruar ministrja e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, Lena Hallengren.

Krahasuar me vendet e tjera  në Europpë , pa llogaritur Bjellorusinë, Suedia nuk mbylli shkollat ​​fillore, kafenetë dhe restorantet dhe u bëri thirrje banorëve të respektojnë distancën sociale, pa vendosur kufizime. Ndërsa vizitat në shtëpitë e të moshuarëve u kufizuan që prej 31 marsit. Vendet fqinje prezantuan ndalimin përafërsisht në të njëjtën kohë, por kishte shumë më pak vdekje në shtëpitë e pleqve të atyre vendeve.

Sipas Bjorn Branngard punonjësit e shtëpisë ku po qëndronte e ëma e tij nuk kishin pajisje të përshtatshme mbrojtëse.

“Nuk kishte mbrojtje. Personeli shkoi nga departamenti në departament dhe përhapi virusin.”– tha ai.

Kommunal deklaron se në mars, 40 përqind e të punësuarve në shtëpitë e Stokholmit ishin punëtorë të pakualifikuar në kontrata afatshkurtra, të paguar me orë dhe pa siguri në punë, ndërsa 23 përqind e tjerë ishin atje për punë të përkohshme. Këta janë njerëz që nuk mund të përballojnë të mos shkojnë në punë, edhe nëse janë të sëmurë.

Ka shumë njerëz që punojnë në më shumë se një shtëpi, gjë që gjithashtu kontribuon në zgjerimin më të shpejtë të infeksionit.”- u shpreh Ulf Bjerregaard i Kommunal.

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 4 milionë të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,560 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,380.

Burimi: Thelocal 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2020, 10:06

MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha mund të mbetet në izolim për muaj dhe të mos kthehet kurrë në detyrë në vijën e parë të ftontit, pasi qeveria britanike kë...