Politike

Protesta/ Kryemadhi: Rama shkatërroi fermerët, këtu flitet vetëm për kulla lukzose

28 Mars 2019, 11:47 Nga DOSJA
Protesta/ Kryemadhi: Rama shkatërroi fermerët, këtu flitet

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kambajtur fjalën e saj para protestuesve të opozitës. Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka shkatërruar fermerët duke mos e mbajtur premtimin për heqjen e TVSH-së, por sot fermerët 1kg qumësht, e shesin më pak se 1kg ujë.

Më tej Kryemadhi theksoi se shqiptarët janë në një gjendje mjaft të vështirë ekonomike por ndërkombëtarët flasi në Tiranë vetëm për kullat luksoze.

Ky ka krijuar probleme pafundësisht, sepse dështoi si qeveri, dështoi me 300mijë vendet e reja të punës. Të gjithë e kemi dëgjuar që premtonte 300 mijë vende pune, nuk hapi 300 mijë vende pune, por largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Ky njeri kemi dëgjuar që premtonte se do të hiqte TVSH-në për fermerët, jo vetëm që nuk hoqi TVSH, por u shtoi edhe më shumë taksa fermerëve. Vetëm në Shqipëri ndodh që një kg qumësht kushton më pak se një litër ujë.

Çdo fjalë e jonë sot këtu është e tepërt, përballë gjithë asaj varfërie që ka instaluar kapja e shtetit. Dëgjojmë ndërkombëtarët se si flasin për kulla të larta, të shtrenjtë të cilat nuk janë bërë me taksat e bizneseve shqiptare, por janë bërë me paratë e drogë dhe me paratë e krimit. Themelet e këtyre kullave të shumta, që ka ngritur Edi Rama në Tiranë janë paratë e drogës që mbolli në 2015-ën dhe i shiti në 2016,”- tha Kryemadhi.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar për tre orë, nw protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë teksa  qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit.

Protestuesit u përplasën dia herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Në protestën e sotme kanë marrë pjesë figurat më të larta të PD dhe LSI të cilat kanë bërë thirrje qytetarëve për rezistencë dhe për mbështetje.

Opozita kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu cilësojnë dhe jolegjitim Kuvendin, pasi sipas tyre nuk përfaqëson me popullin. Kujtojmë që shumica e deputetëve të opozitës kanë lënë mandatet.(Lexo këtu)

(F.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 28 mars 2019 edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll