Politike

Ambra Borova mungoi në betim, si e justifikoi Ruçi mosprezencën e deputetes

28 Mars 2019, 10:11 Nga DOSJA
Ambra Borova mungoi në betim, si e justifikoi Ruçi mosprezencën

Tiranë-  Në seancën e sotme plenare nuk ishte e pranishme në Kuvend për t’u betuar deputetja  e LSI-së Ambra Borova, e cila do të merrte mandatin  e Agron Çelës, në Shkodër.

Për mungesën e sotme të Borovës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, e ka justifikuar duke thënë se kishte “arsyet e saj objektive, më madhore” prandaj nuk ishte sot e pranishme.

Sot Kuvendit iu shtuan me dy emra të tjerë lista e deputetëve dhe ata janë, Arben Elezi nga PD Elbasan dhe Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar. (lexo këtu)

Jashtë Kuvendit ditën e sotme po zhvillohet protesta e rradhës e opozitës. Nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe policisë, nga ku është lënduar një polic dhe disa qytetarë.

Në këtë protetë të pranishëm janë figurat më të larta të PD dhe LSI, që kanë mbajtur dhe fjalime para protestuesve. Basha dhe Kryemadhi folën gjatë duke kërkuar dhe njëherë mbështetjen e qytetarëve dhe sulmuan qeverinë. Ndërkohë paralelisht në Kuvend, seanca vijoi e qetë pasi u betuan 2 deputetët e tjerë të rinj të opozitës.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambra borova gramoz ruci seanca e kuvendit 28 mars ambra borova gramoz ruci seanca e kuvendit 28 mars

Sondazh

Poll