Politike

Kontratat e lobimit/ Peza-Bardhit: Buzëqumësht politik, ç’ke me poshtëbrezin tim? (VD)

28 Mars 2019, 11:35 Nga DOSJA
Kontratat e lobimit/ Peza-Bardhit: Buzëqumësht politik,

Tiranë- Pas akuzave Gazmend Bardhi dje në “Opinion” ka treguar, sipas tij kontratën e fundit të lobimit dhe aksionin për Kathleen Ann Kavalec, që ishte e nominuara e Presidentit Donald Trump për ambasadore të SHBA në Tiranë, por ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë.

Sipas Bardhit, me këtë lobim është bërë që senatorët amerikanë të bindnin Kathleen Ann Kavalec që të shikonte problemet reale në vend: çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

Por nuk kanë munguar edhe përplasjet mes Gazmend Bardhit dhe Alfred Pezës. Në një moment Peza e ka quajtur Gazmend Bardhin buzëqumësht teksa ky i fundit i ka përmendur pasurinë e tij.  

DEBATI:

Gazment Bardhi: Me deklarimet e pasurisë nuk je shumë korrekt…

Alfred Peza: O zoti Bardhi, përsërite dhe njëherë atë çfarë thatë

Gazment Bardhi: Deklarimet, nuk je shumë korrekt me deklarimet…

Alfred Peza: Kush nuk është korrekt? Tregohu burrë njëherë në jetën tënde, më shif në sy meqë ju digjet shumë barku për shqiptarët dhe dilni në protesta se iu kanë vjedhur zgjedhjet. Të dashur demokratë, qytetarë shqiptarë vetëm një ditë pasi kanë përfunduar zgjedhjet e 2017 numri dy i PD firmos këtë udhëzim që dyfishon tarifat përmbaruese…

Gazment Bardhi: Gënjeshtër…  Ti ke thënë njëherë e kam pas rrogën 800 mijë pastaj, ke thënë e kam pas rrogën 8 milionë lekë.

Alfred Peza: O Fevzi, është aq i ri dhe aq buzëqumësht politik sa nuk përballon dot presionin e debatit dhe gjithmonë shkon poshtë brezi. Çfarë ke me poshtëbrezin tim ti mor vlla, lëre ore rehat.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred peza gazmend bardhi kontrat e lobimit të pd alfred peza gazmend bardhi kontrat e lobimit të pd

Sondazh

Poll