Politike

Ruçi i mohon replikën Murrizit, kolegu socialist e ndihmon

28 Mars 2019, 11:23 Nga DOSJA
Ruçi i mohon replikën Murrizit, kolegu socialist e ndihmon

Gramoz Ruçi ia mohoi Myslym Murrizit të drejtën e replikës me Taulant Ballën, por kolegët socialistë e ndihmuan.

E gjitha nisi kur kryetari i grupit të PS, mori fjalën dhe gjatë sulmit kundër opozitës përmendi edhe “deputetin parafolës” që supozohet të ishte Murrizi.

Ky u mundua ta përdorë këtë mundësi për replikë me Ballën, por kryetari i Kuvendit, i shpjegoi se replika bëhet vetëm kur përmendet me emër, jo kur përmendet forca politike.

Pas dështimit të tentativës së parë , deputeti socialist Xhemal Qefalia, i ofroi bujarisht ndihmë, duke e fuar për replikë.

“Po ta përmend unë emrin, a është e vërtetë zoti Murrizi se policia juaj ishte më profesionale se sot? Ju e mbyllët Akademinë e Rendit për t’i hapur rrugë atyre që vinin me teserën e partisë, ndërsa ne e hapëm, i futëm me konkurs ku morën pjesë 21 mijë vetë”.

Pas kësaj Ruçi nuk mund t’ja mohonte më të drejtën opozitarit lushnjar, i cili u çua dhe foli plotë 3 minuta.

Vetëm se, ndryshe nga sa parashikon rregullorja, nuk replikoi me Qefalinë.

Zoti Balla tha se kur u votua ligji kemi qenë në gjumë ne si opozite, në gjumë paskeni qenë ju që e sollët, e votuat në gjumë dhe sot doni ta ndryshoni. Nga kush do ta pastroni policinë? A është ndonjë polic nga ata që gjetët në 2013 në përgjimet e babales? Në ua sollëm Jaeld Çelën? Aranit Arapin, Ermal Muçën, Albert Çelën?”, tha Murrizi, që me këtë rast mbrojti edhe LSI-në, që u akuzua nga Balla se ishte në gjumë, 1 vit më parë, kur dha votat pro ligjit për Vettingut në Polici.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi seanca plenare 28 mars 2019 taulant balla xhemal qefalia myslim murrizi seanca plenare 28 mars 2019 taulant balla xhemal qefalia

Sondazh

Poll