Aktualitet

Masa e reja lehtësuese/ Manastirliu: Këto janë 5 rregullat për të kufizuar përhapjen e COVID

11 Maj 2020, 07:51 Nga DOSJA

Tiranë-  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat për COVID-19, me qëllimin që të mos infektohen. Në këtë postim ajo ka publikuar 5 rregulla, të cilat sipas saj duhet të zbatohen.

“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19″”, shprehet ajo në një postim në Facebook.

Rregullat e publikuara nga ministrja:

-Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundemi

-Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia

-Kufizoni kontaktet me personat e tjerë

-Kur dilni ruani distancën për të paktën 1.5 metrash

-Lani rregullisht duart.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manasitrliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manasitrliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll