Politike

9 Maj 2020, 12:51 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile. Meta shkruan se dhuna e ushtruar është e papranueshme dhe se imazhe të tilla dëmtojnë Shqipërinë. 

Kreu i shtetit shtoi se protesta është një e drejtë themelore që përcaktohet qartë në kushtetutë dhe duhet respektuar.

“Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian. E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta. Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar!,”-shkruan Meta.

Shpërndahet me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët janë mbledhur për të protestuar, kanë mbërritur disa furgona policie. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta protesta te sheshi ilir meta protesta te sheshi

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 11:32

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur kritikave dhe reagimeve në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës ...

Politike 9 Maj 2020, 11:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka “cekur” edhe akuzat dhe kërkesat për heqjen e karantinës. Rama tha se kjo është një injorancë që rrezikon rezultatin e arritur ...