Politike

Vetting-u në Polici, Lleshaj: S’na del koha për të verifikuar 13 mijë punonjës, procesi duhet të shtyhet

28 Mars 2019, 10:35 Nga DOSJA
Vetting-u në Polici, Lleshaj: S’na del koha për të

TIRANË- Në seancën e sotme në Kuvend, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë se procesi i Vettingut në Polici duhet të shtyhet pasi koha që është në dizpocion është e pamjaftueshme për të skanuar 13 mijë punonjës.

Kemi ndërmarrë reforma të mëdha. Pa reformimin e policisë, reforma në drejtësi s’do kishte këtë vlerë. Vetting-u në polici është i një rëndësie të veçantë. Do vlerësohen me radhë të gjithë efektivët. Do ngrihen një seri komisionesh. Bashkë me gardën dhe SHÇBA do verifikohen 13 mijë punonjës. Volumi është i madh. E dimë të gjithë sa kohë ka marrë Vettingu në Drejtësi. Kanë kaluar 111 persona dhe nqs në drejtësi janë 800 persona, në Ministrinë e Brendshme është 13 mijë. Koha është problemi i parë. Procesi duhet të mbyllet marsin e vitit tjetër, por ende s’ka filluar. Është e pamundur që të realizohet, ndaj kemi sjellë këtë projektligj.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i doli kundër ministrit Sandër Lleshaj për propozimet e bëra nga ky i fundit për Vettingun në Polici. Ish-ministri tha se procesi i Vettingut nuk mund të kryhet nga punonjësit e SHÇBA, propozim ky i bërë nga Lleshaj. Xhafaj tha se SHÇBA, (Shërbimi i Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave), nuk garanton pavarësinë.

Kemi të bëjmë me skanim të veçantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e Vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reforma ne drejtesi sander lleshaj seanca plenare 28 mars 2019 vettingu ne polici reforma ne drejtesi sander lleshaj seanca plenare 28 mars 2019 vettingu ne polici

Sondazh

Poll