Politike

Pranoi mandatin, kreu i Ballit Kombëtar: PD nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje me ne

28 Mars 2019, 08:49 Nga DOSJA
Pranoi mandatin, kreu i Ballit Kombëtar: PD nuk ka zbatuar asnjë

TIRANË- Deputeti më i ri i Kuvendit, Adriatik Alimadhi, i cili vjen nga radhët e partisë Balli Kombëtar, ka folur sot për arsyet që e çuan drejt pranimit të mandatiat.

Në një deklaratë për mediat Alimadhi deklaroi se kishte pranuar mandatin pasi kështu kishte vendosur kryesia e partisë së tij dhe se Basha nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje.

“Mandati i Ballit Kombëtar do të vihet në funksionim të plotë të kauzës së Mit’hat Frashërit dhe Shqipërisë etnike. Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka zbatuar ndaj Ballit Kombëtar dhe jam dëshmitar.  Jam konsultuar me zotin Basha dhe personalisht jam në dispozicion të vendimit të kryesisë së partisë”

Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar ka pranuar mandatin e deputetit dhe do të bëjë betimin sot në Parlament. Në zgjedhjet e 2017, Alimadhi ka qenë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Ditën e djeshme dre kandidatë të tjerë panuan të marrin mandatin dhe sot do të betohen në Kuvend, duke çuar në 99 numrin total të deputetëve në Kuvend. (Lexo këtu) Deputetët e opozitës së bashkuar kanë dorëzuar mandatet e tyre pasi sipas tyre Parlamenti ishte i kontrolluar nga krimi. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi balli kombetar djegia e mandateve te opozites opozita e re seanca plenare 28 mars 2019 adriatik alimadhi balli kombetar djegia e mandateve te opozites opozita e re seanca plenare 28 mars 2019

Sondazh

Poll