Politike

Nga djali i Preç Zogajt tek motra e Aleksandër Frangajt e vëllai i Arjan Canit, kush janë “viktimat” e Gent Cakajt (EMRA

27 Mars 2019, 18:03 Nga DOSJA
Nga djali i Preç Zogajt tek motra e Aleksandër Frangajt e

TIRANË- Ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, ditën e djeshme në një deklaratë për mediat ditën e djeshme bëri me dije se kishte marë vendimin për shkakrimin e disa punonjësve që ai kishte nën varësi. (Lexo këtu) Sot janë mësuar disa shkarkimet që deklaroi Cakaj, ku të prekurit janë të gjithë punonjës të ambasadave shqiptare në vendet e Evropës.

Mësohet se nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije se janë 7 diplomatë që janë shkarkuar dhe pritet të kthehen në Tiranë. Të shkarkuarit janë:

Xhuli Keko, e veja e shkrimtarit Teodor Keko – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë.

Majlinda Dodaj, motra e Aleksandër Frangajt – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

Alket Çani, vëllai i gazetarit Arjan Çanit– Diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Francë.

Inid Milo, vajza e historianit Paskal Milos– Drejtuese e Drejtorisë së NATO-s pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Besjan Zogaj, djali i Preç Zogajt,– Diplomat pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Pranvera Skana, ish-bashkëshortja e Henri Çilit – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gerarta Ballo, vajza e gazetarit Artur Zhejit– Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Itali.

Ndërsa në ambasadën Shqiptare në Athinë spastrimi ka qenë më i madh, pasi janë shkakruar dy diplomat karriere Florian Nova dhe Enkelejda Riza. Po ashtu dhe ambasadorja jonë në Greqi, e cila është diplomatja e vetme, por dhe ajo ka masë disiplinore pas skandalit të humbjes së pasaportave.

Sot Cakaj nga Komisioni i Integrimit u shpreh se media e kishte cituar gabim deklaratën e tij, për shkarkimin e 20 diplomatëve(Lexo këtu) “E para citimi i deklaratës sime nuk ishte saktë për faktin që kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë se me një pjesë të punonjësve është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës dhe një pjesë do bëhet transferimi. Por nuk janë bërë 20 shkarkime nga puna”, tha Cakaj.

Një pjesë e diplomatëve të shkarkur shërbejnë për më shumë se një dekadë në përfaqësitë e Shqipërisë, por nga dje ata nuk janë më pjesë e diplomacisë. Cakaj vendimin e tij e justifikoi gjatë deklaratës duke thënë se shumë punonjës nuk ishin në lartësinë e detyrës që mbanin dhe në nuk ishin një linjë me vizionin e qeverisë dhe Kryeminsitrit Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alket çani gent cakaj gerarta ballo inid milo majlinda dodaj pranvera skana shkarkimet e diplomateve xhuli keko alket çani gent cakaj gerarta ballo inid milo majlinda dodaj pranvera skana shkarkimet e diplomateve xhuli keko

Sondazh

Poll