Politike

Duka e Rrokaj rikthehen në auditore: Jo më në Kuvend! Shkonim me bezdi, por rrogën do e marrim se na takon

27 Mars 2019, 20:04 Nga DOSJA
Duka e Rrokaj rikthehen në auditore: Jo më në Kuvend! Shkonim me

Pedagogët Valentina Duka dhe Shezai Rrokaj i janë rikthyer me kohë të plotë auditorëve të Fakultetit Filologjik duke lënë pas ‘aventurën’ e tyre si pjesë të politikës pas djegies së mandateve.

“Të them të vërtetën, ashtu si u katandis ky Parlament, më mirë në auditorë, unë isha pedagog i jashtëm më parë, tani ndihem plotësisht në lëkurën time”, thotë Shezai Rrokaj.

“Më mirë mirë në auditorë, mendoj se jam kthyer përfundimisht këtu për të mos e lënë më kurrë.Veten time e mendoj më frytdhënëse në ambientin akademik”, thotë zonja Duka.

Gjatë një prononcimi për A2 CNN, ish-deputetët flasin edhe përvojën e tyre në Kuvend, në të cilin Duka ishte pjesë për herë të parë.

“I zhgënjyer, patjetër, sepse nuk pata mundësinë që në të gjitha rastet, të shpalosnim në mënyrë profesionale të gjithë ato mendime që ne kemi.Parlamenti është kthyer në një tautologji grindjesh, sherresh, linçimesh, deformimesh”, shprehet Rrokaj.

“Tre muajt e parë të Parlamentit kujtoj që kam dëgjuar atje fjalime shumë interesante, por pas janarit të vitit 2018 vajtja në Parlament u bë shumë e bezdisur”, kujton Duka.

Pas dorëzimit të mandatit në 21 shkurt, Rrokaj dhe Duka iu rikthyen pedagogjisë, sipas kontratës që kishin me Universitetin e Tiranës.

“Si dekane, kisha një diferencë shumë të vogël, 20 apo 30 mijë lekë të vjetra në krahasim me rrogën që merrja si deputete. Di që do të marr shumë pak, një shtesë mbi rrogën time, por jo gjysmën e pagës, dhe nuk e di ç’do të fitoj për pensionin, që në raport edhe me atë që do të fitoj si profesore, nuk është ndonjë ndryshim i madh”, thotë Duka.

“Çdo gjë që më takon, natyrisht nuk e kuptoj pse nuk duhet ta marr, jemi brenda një ligji dhe çdo gjë që është ligjore është e pranueshme për mua”, shprehet Rrokaj.

Gjatë periudhës së bojkotit , ish deputetët e opozitës u paguan me gjysmë page. Fakt ky që bërë që disa prej tyre të padisin Kuvendin e Shqipërisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shezai rrokaj valentina duka shezai rrokaj valentina duka

Sondazh

Poll