Politike

Rama u dha godina për partitë, Mediu e Ndoka: Hakmarrje, ai është i marrë

27 Mars 2019, 19:45 Nga DOSJA
Rama u dha godina për partitë, Mediu e Ndoka: Hakmarrje, ai

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u dha me VKM ambienete të reja për seli dy aleatëve të Lulzim Bashës, Fatmir Mediut dhe Nard Ndokës.

Të dyja partitë do të vendosen në katë të ndryshme të ndërtesës së ish-Shtëpisë Botuese e Librit Shkollor “8 Nëntori”.

Pas bërjes publike të VKM-ve, reagime kanë ardhur edhe nga dy krerët e partive opozitare, të cilët duket se nuk e kanë vlerësuar shumë zhvendosjen.

Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu u shpreh se kryeministri Edi Rama kishte marrë në dorë fatin e çdo partie duke vendosur për etapat e saj jetësore.

“Ky është kaq i marrë sa sot ka marrë një vendim për të nxjerrë dy parti politike nga selitë.Ky është i marrë në çdo veprim që bën dhe do të ketë zgjedhje lokale. Nga të gjitha pikëpamjet ky është një i marrë që thotë komoditetin e partive e përcaktoj unë, unë i heq, unë i vë, unë i krijoj, unë i çmontoj patit politike. Unë heq opozitë dhe unë krijoj opozitë dhe ju thoni do ketë zgjedhje? Me një krim të faktuar, me një të marrë që kontrollon çdo lloj pushteti. S’ka më parlament, nuk ka më pushtet gjyqësor, ka vetëm një njeri, i cili ka krijuar një strukturë të mafies së organizuar në shtet”,tha Mediu.

Nuk ka mbetur pa reaguar as kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka. Në një prononcim për Dosja.al, Ndoka ka thënë se ky ishte sulmi i radhës i Ramës kundër opozitës. Ai shprehet se së pari do lëvizin Kryeministrin nga vendi ku është pastaj mund të shkojnë tek godinat e reja të partisë. 

Ende nuk dihet se cilët janë veprimet që do të ndërmarrin dy partitë politike për të kundërshtuar zhvendosjen e tyre. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatmir mediu nard ndoka zhvendosja e selive pr dhe pdk edi rama fatmir mediu nard ndoka zhvendosja e selive pr dhe pdk

Sondazh

Poll