Politike

Spastrimi i diplomatëve nga Cakaj, Arta Dade: Janë antiligjore, s’kanë ndodhur as në kohën e Berishës

27 Mars 2019, 21:14 Nga DOSJA
Spastrimi i diplomatëve nga Cakaj, Arta Dade: Janë antiligjore,

TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, tha se deklaratat e Cakajt janë antiligjore dhe nuk kanë ndodhur ndonjëherë më parë as në kohën e Sali Berishës.

E ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, ka folur për deklaratat e Ministrit të Jashtëm në detyrë, Dade shtoi se “po të vije re kriteret për të emëruar në diplomaci ishin disa kritere emotive, dhe jo të bazuara mbi profesionalizëm dhe kriteret e ligjit”.

“Legjislacioni e përcakton qartë se çfarë detyrash ka zëvendësministri, dhe për rrjedhojë ligjërimi i tij lidhur me kërcënimin apo informim në media. Nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që lëvizjet në rastin konkret të diplomatëve të bëhen duke u dhënë paralajmërim përmes mediave.

Ka ndodhur me kryeministrin në fillim të këtij mandati në një takim me ambasadorë, të cilët kanë qenë emërtesa e vetë kryeministrit, lidhur me nxitjen për të pasur një diplomaci më efektive nga ana ekonomike, ai bëri disa deklarata në mënyrë arrogante dhe pas kësaj nuk vumë re asnjë lëvizje nga ana e ambadorëve që janë autoritet i kryeministrit për ti emëruar apo shkarkuar. Këto deklarata pikë së pari janë antiligjore.

Ngritja e një grupi pune siç u shpreh nga Ministri Cakaj brenda 77 ditëve për të monitoruar performancën e diplomatëve nuk ka ndodhur as në kohën e Sali Berishës kur erdhi në pushtet dhe patëm një ligj 24/1 kur u bë largim në masë nga administrate publike. Dhe po të vije re kriteret për të emëruar në diplomaci ishin disa kritere emotive, dhe jo të bazuara mbi profesionalizëm dhe kriteret e ligjit. Kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur asnjëherë. Po bëhem dëshmitar të disa risive që në vend që të cënojnë shtetin ligjor po e cënojnë dukshëm në mjaft drejtime”, shtoi Arta Dade.

Një pjesë e diplomatëve të shkarkur shërbejnë për më shumë se një dekadë në përfaqësitë e Shqipërisë, por nga dje ata nuk janë më pjesë e diplomacisë. Cakaj vendimin e tij e justifikoi gjatë deklaratës duke thënë se shumë punonjës nuk ishin në lartësinë e detyrës që mbanin dhe në nuk ishin një linjë me vizionin e qeverisë dhe Kryeminsitrit Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade gent cakaj shkarimet e diplomateve arta dade gent cakaj shkarimet e diplomateve

Sondazh

Poll