Politike

Ishte në listat e LSI, doktori Petrit Vargu refuzon mandatin: Nuk futem në këtë lloj parlamenti

28 Mars 2019, 07:46 Nga DOSJA
Ishte në listat e LSI, doktori Petrit Vargu refuzon mandatin: Nuk futem

TIRANË- Doktori i njohur Petrit Vargu, kandidat i Lëvizjes Socialsite për Integrim në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ka refuzuar mandatin e deputetit.

Njoftimin për mosmarrjen e mandatit të deputetit, Vargu e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se refuzon të futet në këtë lloj Parlamenti.

“Te nderuar miq! Shume njerez me pyesin nese do te shkoj ne parlament apo jo? Natyrisht me “pro” dhe “kunder” sipas bindjeve politike qe kane. Vendimi im i lire eshte te jem gjithmone miku juaj, duke e refuzuar hyrjen time ne kete lloj Parlamenti. Ju respektoj te gjitheve”, shkruan Vargu ne faqen e tij ne Facebook.

Ditën e djeshme dre kandidatë të tjerë panuan të marrin mandatin dhe sot do të betohen në Kuvend, duke çuar në 99 numrin total të deputetëve në Kuvend. (Lexo këtu) Deputetët e opozitës së bashkuar kanë dorëzuar mandatet e tyre pasi sipas tyre Parlamenti ishte i kontrolluar nga krimi. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike listat e lsi mandatet e deputeteve opozita e re petrit vargu listat e lsi mandatet e deputeteve opozita e re petrit vargu

Sondazh

Poll