Bota

Degradon situata në Kuvendin serb/ Përplasje në hyrje, opozitarët nuk lejojnë asnjë të futet: Poshtë qeveria!

8 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Degradon situata në Kuvendin serb/ Përplasje në hyrje,

SERBI– Një sherr ka ndodhur në parlamentin serb, pasi kreu i lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviç i shoqëruar nga deputetë të tjerë dhe përkrahës të tij kanë bllokuar hyrjen në Kuvend.

Ata gjithashtu janë përplasur me deputetët e shumicës, të cilët kanë tentuar që të futeshin në parlament. Protestuesit opozitarë bllokuan shkallët në hyrje të Kuvendit të Serbisë dhe Obradović u përplas me ministrin e Shëndetësisë, Zlatibor Lončar.

Ndërsa mbështetësit e opozitës mbanin në duar parulla që lexonin: “Poshtë qeveria”. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë, e cila largoi protestuesit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni boshko obradoviç serbi sherr ne parlamentin serb boshko obradoviç serbi sherr ne parlamentin serb

Sondazh

Poll