Sport

Homazhe për Ali Memën në ‘Selman Stërmasi’, legjenda bardheblu përcillet në banesën e fundit

27 Mars 2019, 17:26 Nga DOSJA
Homazhe për Ali Memën në ‘Selman Stërmasi’,

Klubi i Tiranës i dha lamtumirën e fundit Ali Memës, njeriut që arriti suksese të mëdha si futbollist dhe trajner me skuadrën e tij të zemrës.

Homazhet u zhvilluan në stadiumin Selman Stërmasi, në nder të legjendës bardheblu i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Të pranishëm shumë personalitete të sportit por edhe artit e politikës pasi nuk mungonte as presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Mema ka qenë një figurë e rëndësishme e sportit në Shqipëri, më veçanërisht futbollit, teksa është ulur edhe në stolin e kombëtares kuqezi. Profesor “Liu”, siç edhe e thërrisnin, është shquar për vitet e arta ’60 dhe ’70.

 Më pas, Ali Mema është përcjellë në banesën e fundit. I prekur është dukur shumë djali i tij, trajneri i Tiranës, Ardian Mema.

Ndërkohë, Tirana i ka dedikuar edhe disa vargje të shkurtra në profilin zyrtar në Facebook.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ali mema ardian mema homazhe për ali memën kf tirana presidenti i republikës ilir meta ali mema ardian mema homazhe për ali memën kf tirana presidenti i republikës ilir meta

Sondazh

Poll