Sport

Ish-basketbollisti i NBA në telashe, arrestohet nga policia pasi qëlloi me pushkë 2 persona

8 Maj 2020, 08:48 Nga DOSJA
Ish-basketbollisti i NBA në telashe, arrestohet nga policia pasi

SHBA-Të gjithë e kujtojnë Shannon Brown si ish-basketbollist të NBA pjesë e skuadrës së artë të Lakers që me Kobe Bryant si lider fitoi dy tituj kampion radhazi në vitet 2009 dhe 2010. 34-vjeçari i cili që prej vitit 2018-të është tërhequr nga basketbolli së fundmi është bërë pjesë e ngjarjeje të rëndë dhe aspak të hijshme. Broën është arrestuar nga policia amerikane pasi ka goditur me pushkë dy persona të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij të cilën e ka nxjerrë në shitje. Broën po akuzohet për një sulm të rëndë. Dera e përparme e pronës së tij ka qenë e hapur, dhe kur çifti pa shenjen për shitje, kanë vazhduar të hynë në shtëpinë e tij.

Ai ka shtënë në drejtim të tyre pesë ose gjashtë herë, raportohet në media. Ish-basketbollisti gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Chicago Bulls, Charlotte Bobcats, Los Angeles Lakers, Phoenix Suns, San Antonio Spurs, Neë York Knicks dhe Miami Heat.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-basketbollisti nba shanon brown ish-basketbollisti nba shanon brown

Sondazh

Poll