Sport

Bayern nuk pushon as gjatë pandemisë, firma e radhës në Mynih është me legjendën Klose

7 Maj 2020, 17:01 Nga DOSJA
Bayern nuk pushon as gjatë pandemisë, firma e radhës në

Miroslav Klose, duke nisur nga sot, kur hodhi firmën në kontratën e re, do të jetë pjesë e stafit teknik të Bayern-it, duke u bërë asistenti i parë i trajnerit Hansi Flick.

Në Mynih askush nuk pushon këto ditë, edhe pse bota po kalon një pandemi dhe futbolli ende nuk ka nisur. Pas transferimit të portierit Alexander Nubel, Bayern ka rinovuar me Thomas Muller, Alphonso Davies dhe Thiago Alcantara.

Kubi bavarez zbardhi gjithashtu kalendarin e ri për rifillimin e sezonit. Ndeshjen e parë kampionët do e luajnë në transfertë kundër Union Berlin, me datë 17 maj. Bayern do të rikthehet në shtëpi me datë 22 kundër Eintracht Frankfurt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern klose revolucion bayern klose revolucion

Sondazh

Poll