Sport

Sërish një lajm i mirë për UEFA-n, futbolli rikthehet në një tjetër shtet europian

7 Maj 2020, 18:46 Nga DOSJA
Sërish një lajm i mirë për UEFA-n, futbolli rikthehet

Pas Gjermanisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Kroacisë, radhën për të rikthyer futbollin e ka Danimarka (më 29 maj).Tashmë duket e qartë se shumë shpejt gjithçka do të normalizohet, edhe pse pandemia e koronavirusit vijon.

Qeveria daneze ka vendosur që Superliga dhe divizioni i parë duhet të jenë sa më shpejt në fushë. Një lajm shumë i mirë ky për futbollin pas rikthimit të Bundesligës. UEFA duket se tashmë ka nisur të lëvizë dhe futbolli të rifillojë dhe në vendet nordike.

Shtetet skandinave kanë patur relativisht shumë të prekur, por sërish e kanë përballuar mirë situatën. Danimarka është një vend ku luajnë shqiptarë si Ylber Ramadani dhe vëllezërit Mucolli.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus danimarkë futboll rikthim coronavirus danimarkë futboll rikthim

Sondazh

Poll